Ish-deputetja e LDK-së: Edhe gjenerali i ri i KFOR-it do të punojë me zell për Kosovën

Aktuale

Ish-deputetja e LDK-së: Edhe gjenerali i ri i KFOR-it do të punojë me zell për Kosovën

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 11:35
Michele Risi

Ish-deputetja e LDK-së, Njomza Emini, ka qenë një nga të ftuarat në ndërrimin e komandës së KFOR-it.

Ajo i ka uruar mirëseardhje komandantit të ri, Michele Risi, ndërsa shprehet e bindur se do të punojë me përkushtim për Kosovën.

"Të nderuar me prezencën tone në Ceremoninë e Ndërrimit të Komandantit, dhe për ftesen që morëm me z. Albin Kurti.

Gjithmone mirënjohese për mbështetjen që kam pasur nga KFOR-i!

I urova mirëseardhjen Gjeneralit të ri, dhe jam e bindur që do të punoje me po te njëjtin intensitet si Gjenerali qe la pas!

Urimet me të me përzemerta!"

Image

Kujtojmë se Emini në vitin 2018 u dekorua nga Franca me “Kalorës i Legjionit të Nderit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat