Mustafa dhe Kurti takohen javën e ardhme për bashkëqeverisje

Aktuale

Mustafa dhe Kurti takohen javën e ardhme për bashkëqeverisje

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 14:23
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Pas përfundimit të maratonës së takimeve në mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje për t’i përafruar qëndrimet për themelimin e qeverisë, këto dy pati priten të takohen përsëri ka mesi i javës së ardhshme.

Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësi i LDK-së, Besian Musafa.

Ai ka thënë se takimi i radhës do të zhvillohet në mes liderëve të partive për të diskutuar për temat politike të marrëveshjes për bashkëqeverisje.

“Pas certifikimit të rezultateve nga KQZ, që pritet të ndodhë diku kah mesi i javës së ardhshme, do të kemi takimin mes liderëve të partive Mustafa-Kurti, sa më parë që lejojnë agjendat e tyre, për të diskutuar temat politike të marrëveshjes për bashkëqeverisje”, ka thënë Mustafa.

Pas vendimit të PZAP-së që të rinumërohen 1402 venvdotime, pritet që zgjedhjet e 6 tetorit të certifikohen në fillim të javës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat