NISMA dhe AKR zhvatin shtetin si PDK dhe AAK

Aktuale

NISMA dhe AKR zhvatin shtetin si PDK dhe AAK

Nga: M.H Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 14:47
Ilustrim/Bota sot - Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli

 Dy partitë që dolën të parat nga zgjedhjet e 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk do të pranojnë ta formojnë qeverinë e re me asnjërën nga partitë që kanë keqqeverisur në mandatin e kaluar. Kështu, ato përjashtojnë një koalicion të mundshëm me Nismën dhe me AKR-në.

Kësisoj, mund të vije mundësia që të shkohet në zgjedhje përsëri në mënyrë që të evitohet një koalicion me njërën prej këtyre partive pasi që mund LVV ka deklaruar që nuk do të formojë koalicion me një parti e cila ka sjellë dëme shtetit. Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të pranojnë të bashkëqeverisin me koalicionin Nisma – AKR, ndonëse pikërisht këto subjekte mund t’ua rrëmbejnë dy partive fituese të zgjedhjeve 4 deputetë.

Në anën tjetër, nga koalicioni Nisma – AKR janë shprehur se nuk kanë interes të bëhen pjesë e qeverisë së re, mirëpo ata kanë theksuar se për të vendosur përfundimisht për këtë çështje duhet pritur certifikimi i rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja.

Në lidhje me këtë temë analisti politik, Faik Krasniqi, në një prononcim për ”Bota sot”, u shpreh që NISMA dhe AKR, nuk dallojnë nga PDK dhe AAK, sa i përket zhvatjes së shtetit dhe se shkuarja në zgjedhje do të duhej të ishte zgjidhja para një koalicioni me njërën prej këtyre partive.

Image
Faik Krasniqi

“Me 6 tetor sovrani votoi kundër PAN-it. Votoi kundër atyre që shkatërruan të ardhmen shtetin dhe të ardhmen e qytetarëve të këtij vendi. NISMA dhe AKR nuk kanë asnjë dallim me PDK dhe AAK sa i përket vjedhjes dhe zhvatjes së shtetit. Parti të vogla por me sherr të madhë. Paramendojeni të kishin më shumë mundësi për të vjedhur çfarë do të kishin bërë.

Prandaj në asnjë mënyrë këto dy parti nuk bënë t'i përfshijnë në Qeveri këto dy parti, gjithmonë nëse e kanë kaluar pragun. LVV-LDK dhe minoritetet jo serbe së bashku kanë 67 deputete, kështu që s'kanë nevojë për këto dy particka. Nëse edhe minoritetet jo serbe vendosin kushte për t'u përfshirë në Qeveri, atëhere më mirë të shkohet në zgjedhje”, përfundoi, Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat