Latifi: Krahasimet e Edi Ramës me Enver Hoxhën janë analiza të mjera politike

Aktuale

Latifi: Krahasimet e Edi Ramës me Enver Hoxhën janë analiza të mjera politike

Nga: A.J Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 14:56
Blerim Latifi

Profesori i Filozofisë Blerim Latifi, ka thënë se nuk do të thotë që një politikan shqiptar përfundon si argat nëse ulet në një tavolinë me një politikan serb.

Latifi theksoi se kohërat kanë ndryshuar, dhe se Serbia nuk përcakton dinamikën e pushtetit në Tiranë.

Ish-kandidati për deputet nga PDK krahasimet e Edi Ramës me Enver Hoxhën apo dikë tjetër i quan krejtësisht të pasakta.

Sipas tij ato nuk shprehin asgjë më shumë se analiza të mjera politike.

Postimi i plotë:

Kjo ndjenja se secili politikan shqiptar që ulet në tavolinë me një politikan të Beogradit, përfundon si argat i tij, është mbetje e një kohe kur vuanim nga kompleksi i inferioritetit ndaj Serbisë e Jugosllavisë, për shkak se ishim nën sundimin e tyre. Megjithatë, kohët kanë ndryshuar shumë. Shqipëria e sotme dallon si dita me natën nga Shqipëria e kohës së Zogut dhe ajo e pas Luftës së Dytë Botërore.Zogu i servilosej Pashiqit, sepse përmes tij donte të kthehej në pushtet në Tiranë. Enver Hoxha i servilosej Titos sepse pushteti i varej prej Titos, derisa ky nuk u prish me Stalinin. Sot Serbia nuk e përcakton dinamikën e pushtetit në Tiranë, prandaj krahasimet që i bëjnë Edi Ramës me Enverin, apo dikë tjetër, janë krejtësisht të pasakta dhe nuk shprehin asgjë më shumë se analiza të mjera politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat