Blerim Latifi: Ja çfarë duhet të bëjnë shqiptarët që Serbia mos guxoj të na kërcënoj përditë

Aktuale

Blerim Latifi: Ja çfarë duhet të bëjnë shqiptarët që Serbia mos guxoj të na kërcënoj përditë

Nga: N.Sh Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 15:58
Ilustrim

Profesori dhe filozofi Blerim Latifi thotë se shqiptarët duhet të bëhen një komb i fuqishëm në mënyrë që Serbia mos të guxoj të na kërcënoj, siç bën përditë.

Latifi përmes një postimi në Facebook, thotë se kryeministri shqiptar Edi Rama nuk gabon nëse takohet me Vuçiqin, por gabon nëse beson se në Beograd ekziston vullneti i mirë për të lënë pas të kaluarën.

“Edi Rama nuk gabon nëse takohet me Vuçiçin, sepse në kohë paqeje liderët e shteteve takohen rregullisht me njëri tjetrin. Rama gabon nëse beson se në Beograd tanimë ekziston vullneti i mirë për të lënë pas të kaluarën. Edhe nëse ekziston ky vullnet, ai ekziston vetëm në formën e bindjeve private, të cilat janë qartësisht të pafuqishme për të ndikuar politikën serbe", shkruan ai.

"Ne mund t’i ndryshojmë bindjet e politikës institucionale serbe, jo përmes marrëdhënieve personale me bartësit e saj, por vetëm duke u bërë një komb i fuqishëm, aq sa Serbia të mos guxoj të na kërcënoj, siç bën përditë", pohon Latifi.

"Vërtet bota ka ndryshuar shumë, por baraspesha e fuqisë vazhdon të jetë ligji numër një i marrëdhënieve ndërkombëtare”, shkruan Lafiti, përcjell gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat