A i takon Presidenti LDK-së? Vela jep detaje të rëndësishme

Aktuale

A i takon Presidenti LDK-së? Vela jep detaje të rëndësishme

Nga: N.H Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 16:14
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Analisti politik, Blerim Vela, përmes një shkrimi në Facebook ka folur për ndaljen e negociatave mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Vela në shkrimin e tij shpjegon se shumica e re qeverisëse LVV-LDK nuk do t’i ketë 2/3 e deputetëve për të filluar procedurën e zgjedhjes së presidentit të ri.

Sipas tij, në këtë situatë, duket i paarsyeshëm insistimi i LDK-së që ajo të ketë drejtën ekskluzive që të nominoj kandidatin/kandidaten për presidentin e ardhshëm të vendit.

Ja shkrimi i tij:

A i takon Presidenti LDK-se?

Nese merret per baze rezultati zgjedhor i 6 tetorit, me dhe pa Nismen/AKR ne Kuvend, shumica e re qeverisese LVV-LDK nuk do ti kete 2/3 e deputeteve per te filluar proceduren e zgjedhjes se Presidentit te ri. Ky eshte kusht i domosdoshem per fillimin e procedures se zgjedhjes dhe mosplotesimi i saj mund te shpie ne deshtimin e zgjedhjes se Presidentit te ri, shperndarjen e Kuvendit dhe rrjedhimisht mbajtjen e zgjedhjeve te reja.

Ne kete situate, duket i paarsyeshem insistimi i LDK-se qe ajo te kete drejten ekskluzive qe te nominoj kandidatin/kandidaten per Presidentin e ardhshem te vendit. Insistimi i tyre ka kuptim vetem nese LDK paraprakisht ka siguruar mbeshtetjen nga partite opozitare (PDK, AAK dhe Nisma/AKR) per kandidatin/kandidaten e tyre. Nese ky eshte rasti, atehere kerkohet transparence e plote nga ana e LDK se si ka arritur kete mbeshtetje.

Perderisa koalicioni i ardhshem nuk do te kete mbeshtetjen e 2/3 te deputeteve, me arsyeshme do te ishte nominimi i nje kandidature me autoritet publik por politikisht neutrale qe do te mund te merrte mbeshtetjen e partive opozitare. Andaj, per te arritur kete mbeshtetje, LVV dhe LDK duhet te sillen ndryshe me opoziten ne krahasim me qeverite e udhehequra nga PDK, duke e perfshire ate ne vendim-marrjen per ceshtjet e interesit shteteror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat