Haradinaj merr pjesë në hapjen e ekspozitës “The Velvet Revolution”, që shënon ndarjen e Çekosllovakisë

Aktuale

Haradinaj merr pjesë në hapjen e ekspozitës “The Velvet Revolution”, që shënon ndarjen e Çekosllovakisë

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 19:37
Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, morri pjesë në hapjen e ekspozitës “The Velvet Revolution”.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se kjo ekspozitë u mbajt me rastin e përkujtimit të ngjarjeve nga historia e Çekisë dhe Sllovakisë.

Ekspozita shfaq ndarjen e Çekosllovakisë përmes Revolucionit të Kadifenjtë më 1989, duke rezultuar në krijimin e dy shteteve të pavarura në mënyrë paqësore.

Shkrimi i plotë i tij:

Me rastin e përkujtimit të ngjarjeve nga historia e përbashkët e Çekisë dhe Sllovakisë, me ftesë të ambasadës çeke në vendin tonë, kënaqësi të merrja sonte pjesë në hapjen e ekspozitës “The Velvet Revolution”, që shënon ndarjen e Çekosllovakisë, përmes Revolucionit të Kadifenjtë më 1989, duke rezultuar në krijimin e dy shteteve të pavarura në mënyrë paqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat