Kurti pret në takim anëtarin e Bordit Këshillimor të Nivelit të Lartë të OKB-së

Aktuale

Kurti pret në takim anëtarin e Bordit Këshillimor të Nivelit të Lartë të OKB-së

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 19:56
Pamje nga takimi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pritur në takim anëtarin e Bordit Këshillimor të Nivelit të Lartë për Ndërmjetësim pranë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB’së, Jean-Marie Guehenno.

Së bashku me Kurtin në këtë takim ishte e pranishme edhe anëtarja e kryesisë së VV-së, Fitore Pacolli.

Sipas njoftimit të VV-së, Guéhenno e uroi Kurtit për procesin dhe rezultatin zgjedhor, ndërsa ka shprehur interesimin për ecurinë e bisedimeve rreth formimit të institucioneve të reja të Kosovës, dhe për prioritetet e qeverisë së re, pjesën që ka të bëjë me dialogun me Serbinë për të cilën edhe tha se do ta ofroj mbështetjen përbrenda qasjes që do e ndërtoj qeveria e re e vendit.

Ja kumtesa:

Kryetari i Lëvizjes z. Albin Kurti, së bashku me anëtaren e Kryesisë, znj. Fitore Pacolli, priti sot në takim bashkëpunëtorin e programit për Politikë të Jashtme në Institutin Brookings, njëherit anëtarin e Bordit Këshillimor të Nivelit të Lartë për Ndërmjetësim pranë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, z. Jean-Marie Guéhenno, të shoqëruar nga z. Mark Baskin dhe z. Cristian Bobocea nga Qendra Humanitare për Dialog (HD).

Z. Guéhenno e uroi kryetarin Kurti për procesin dhe rezultatin zgjedhor. Ai shprehu interesimin për ecurinë e bisedimeve rreth formimit të institucioneve të reja të Republikës së Kosovës, dhe për prioritetet e qeverisë së re, pjesën që ka të bëjë me dialogun me Serbinë për të cilën edhe tha se do ta ofroj mbështetjen përbrenda qasjes që do e ndërtoj qeveria e re e vendit.

Kryetari e falënderoi z. Guéhenno për vizitën dhe urimin. Ai e njoftoi atë se rreth 80 për qind e programit qeverisës tashmë është harmonizuar me Lidhjen Demokratike dhe që tani ka mbetur vetëm ndarja e përgjegjësive, funksioneve e pozitave që pritet të ndodhë shumë shpejtë. Ai tha se prioritet i qeverisë do të jetë krijimi i vendeve të reja të punës dhe drejtësia ku aktivisht luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni në nivele të larta shtetërore. Kurti foli për krijimin e Gjykatës Komerciale, Bankën Zhvillimore dhe Fondit Sovran që së bashku me investimet nga jashtë, e para së gjithash nga diaspora do e shtrojnë rrugën e zhvillimit që sjellë punësim e mirëqenie për qytetarët e vendit. Sa i përket dialogut, Kryetari përsëriti qëndrimin se nuk mund të ketë marrëveshje pa dialog, as dialog me harta dhe as marrëveshje ku presidentët qëndrojnë sipër hartave në tryezë. Vetëm një dialog i përgatitur mirë dhe parimor ku qytetarët dhe shoqëria janë përfituesit kryesorë sjell një marrëveshje të qëndrueshme, tha ai.

Në fund të këtij takimi, palët shprehen gatishmërinë dhe interesimin e tyre për ta vazhduar komunikimin në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat