Sfarqa: Fatmir Sejdiu të mos flasë në medie, ambiciet për kryetar ia rrezikuan dy pozita në LDK

Aktuale

Sfarqa: Fatmir Sejdiu të mos flasë në medie, ambiciet për kryetar ia rrezikuan dy pozita në LDK

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 21:19
Fatmir Sejdiu

Ish-kryetari i Ferizajt dhe kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Muharrem Sfaqa i është përgjigjur bashkëpartiakut të tij, Fatmir Sejdiut, pasi ky i fundit tha se ai, Lutfi Haziri dhe Agim Veliu duhet të japin dorëheqje për shkak të dështimit nëpër komunat e tyre.

Sfarqa sonte në Debat Plus ka thënë se këto shqetësime të Sejdiut duhet të shprehen brenda partisë, e jo në medie.

“Në gjuhën e Fatmir Sejdiut flitet njësoj por nuk ia vlen të flitet për njerëz që nuk e njohin humbjen, si LDK në Podujevë. Unë mendoj që Sejdiu është mirë që brenda strukturave të partisë t’i shprehë këto shqetësime, dhe besoj që komunikimi përmes medieve pak dobi mundet me i sjell LDK-së’”, ka thënë Sfarqa.

Tutje ai ka theksuar se dy poste në LDK, i janë rrezikuar Sejdiut shkaku i ambicieve për kryetar të partisë.

“S’mund të sillemi që sa herë nuk fitojmë, të akuzojmë njerëzit. Ai asnjëherë s’e ka kërku përkrahjen time dhe nuk merrem me atë. Por Sejdiu i ka pasë dy funksione më të rëndësishme që ka mujt me i pasë si njeri i LDK. Të dyja janë rreziku si shkak i dëshirës së tij për të qenë kryetar partie’’, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat