Ndërron jetë zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Aktuale

Ndërron jetë zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 21:56
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se pas një sëmundje të rëndë me të cilën është përballur, ka ndërruar jetë Kryetari i Degës së kësaj partie në Graçanicë, Imri Ajeti.

Me rastin e vdekjes së tij, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka dërguar një telegram ngushëllimi drejt familjarëve, miqve dhe kolegëve.

Telegrami ngushëllues:

“E nderuara familje Ajeti,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e familjarit tuaj, veprimtarit të LDK-së dhe mikut tonë, Imri Ajeti.

Imriu ishte shembull i njeriut të mirë me virtyte të larta. Pranoni ngushëllimet e mia dhe të LDK-së për vdekjen e tij.

Ngushëllime të gjithë familjarëve, miqve dhe kolegëve.”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat