Më 28 Nëntor Drenasi bëhet me shtatoret e Shaban, Hamëz dhe Adem Jasharit

Aktuale

Më 28 Nëntor Drenasi bëhet me shtatoret e Shaban, Hamëz dhe Adem Jasharit

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 11:12
Foto ilustrim

Komuna e Drenasit në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt, nën patronatin e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, të enjten më 28 Nëntor, do bëjnë zbulimin e shtatoreve të heronjve Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Vendosja e shtatoreve të heronjve Jashari do të bëhet në sheshin ‘Fehmi Lladrovci’ në Drenas, duke filluar nga ora 12:00, me ç’rast do të ketë edhe program artistik”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, për nder të festës së 28 Nëntorit dhe zbulimit të shtatoreve, do të mbahet seancë e përbashkët solemne e Komunës së Drenasit dhe Skenderajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat