Humbi në zgjedhje, Haradinaj mirëpret investitorë të huaj

Aktuale

Humbi në zgjedhje, Haradinaj mirëpret investitorë të huaj

Nga: V.R Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 11:35
Ramush Haradinaj

Kryeministri në rënie, Ramush Haradinaj, nëpërmjet një postimi në Facebook, gjatë një takimi me investitor të huaj, ka thënë se Kosova ofron kushte të volitshme për investitorë të huaj dhe ka kapacitetet për t’i gjeneruar ato.  

Postimi plotë:

Kosova ofron kushte të volitshme për investitorë të huaj dhe ka kapacitete për t’i gjeneruar këto investime me rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik në vend. Në vazhdimësi kemi punuar që këto mundësi t’ua prezantojmë investitorëve, duke plotësuar infrastrukturën e nevojshme ligjore dhe tatimore. Në këtë frymë, prita sot në takim investitorë nga Izraeli dhe Shqipëria, Eitan Bar Zeev, Nimrod Rinot, Hay Galis dhe Irfan Hysenbelliu.

Investimet në energji, ndërtimtari, tregti dhe në sfera të tjera, janë sektorët që Kosova mund t’i funksionalizojë në favor të zhvillimit ekonomik dhe institucionet tona, kanë kapacitete të plota për t’i orientuar dhe mbështetur ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat