Sot 1 vit nga vendimi për taksën 100% ndaj produkteve serbe!

Aktuale

Sot 1 vit nga vendimi për taksën 100% ndaj produkteve serbe!

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 12:08
Qeveria

Sot bëhen 1 vit nga vendimi i Qeverisë, vendosja e taksës 100% ndaj produkteve serbe e boshnjake. Ky vendim erdhi nga mbledhja e Qeverisë së Kosovës me propozimin e Ramush Haradinajt.

Vendimi i marrë ngjalli reagime të shumta në vend, nga bashkësia ndërkombëtare, por sidomos tek politika serbe të cilët nuk mund të besonin këtë duke marr parasysh përfitimet që kishin nga tregu i Kosovës.

Presioni ndaj Ramush Haradinajt fillojë të rritej nga dita në ditë. Taksa u propozua që të pezullohej, u bë thirrje që të ulen në bisedime dhe të tërhiqej ky vendim, kishte edhe kërcënime, por që Haradinaj pothuajse i vetëm qëndroj pro këtij vendimi duke patur parasysh edhe pasojat.

Taksa 100% fillojë lëkundjet e para të Qeverisë Haradinaj duke patur parasysh qëndrimet e kundërta ndaj këtij vendimi tek partnerët e koalicionit.

Edhe liderë të fuqishëm si Merkel e Macron tentuan ta bindin Haradinajn për pezullimin apo edhe heqjen e taksës, por që kryeministri ishte i vendosur 100% që taksa duhet të qëndrojë deri në njohjen e Kosovës si shtet nga Serbia.

Ramush Haradinajt muaj pas muaji po i rritej presioni ndërsa Serbisë po i rriteshin humbjet milionëshe nga vendosja e taksës 100%.

Sot 1 vit pas vendosjes së taksës, Serbia regjistron humbje prej 395 milionë euro, ndërsa Ramush Haradinaj është kryeministër në detyrë pas dorëheqjes së ofruar 4 muaj më parë.

Taksa qëndron deri në vendimin e radhës nga qeveria e ardhshme.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat