Kurti: Dialog social para vendimit për rritjen e pagës minimale

Aktuale

Kurti: Dialog social para vendimit për rritjen e pagës minimale

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 12:19
Pamje nga mbledhja

Kryetari i Vetëvendosjes, njëherësh kandidati për kryeministër, Albin Kurti ka kërkuar që paga minimale në Kosovë të përcaktohet me numrin e orëve të punës dhe të ngritët varësisht nga paga mesatare në sektorin privat.

Kurti, partia e të cilit ka fituar zgjedhjet e 6 tetorit, në një tryezë që ka organizuar me përfaqësues të sindikatave në Kosovë, theksoi se si qeveri e ardhshme do të fillojnë një dialog social para marrjes së ndonjë vendimi për rritje të pagës minimale.

Përfaqësues të shumë sindikatave që kanë ardhë në këtë tryezë shprehën qëndrimet e tyre për fuqizimin e organizimit sindikal dhe problemet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat