Po “gozhdohet” Albin Kurti, dikush nuk po e lë rehat

Aktuale

Po “gozhdohet” Albin Kurti, dikush nuk po e lë rehat

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 12:30
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë të ditur se nesër do të takohet me kreun e LDK-së, Isa Mustafa për të diskutuar mundësitë e formalizmit të bashkëqeverisjes së ardhshme, shkruan kosovapress. Ndërkohë, në një tryezë të organizuar nga VV me temën: DIALOGU SHOQËROR “Mbështetja dhe fuqizimi I organizimit sindikal”, Kurti ka bërë me dije se ‘nuk po mundet të dalë nga banesa nga pyetjet e qytetarëve rreth koalicionit’.

“Ju kërkoj falje për vonesën sepse prej çastit kur dal nga banesa, vazhdimisht më duhet të përgjigjem në pyetjet e qytetarëve, gazetarëve derisa mbërrij këtu: a u bë koalicioni? Pra është një lloj preukopimi shumë i madh këto ditë por ndërkohë që ky është një lloj aktualiteti politik shumë i rëndësishëm. Të mos i harrojmë dinamikat shoqërore politike që janë më të thella sesa zgjedhjet parlamentare dhe sesa polemikat që zhvillohen’, ka thënë Kurti.

Kandidati për kryeministër i cili ka fituar zgjedhjet e 6 tetorit tha se nesër me Mustafën do të diskutohen për gjitha çështjet e hapura, përfshi postet ministrore dhe çështjen e emërimit të presidentit.

Kurti edhe një here u shpreh i vendosur për mos koalicion me Listën Serbe, teksa tha se edhe ndarja e ministrive është çështje e negociatave.

“Kryeministrin e ka përcaktuar populli me 6 tetor, ministritë janë të diskutueshme”, tha Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat