Nju Jork Times shkruan për Albin Kurtin, ja çfarë thonë ata

Aktuale

Nju Jork Times shkruan për Albin Kurtin, ja çfarë thonë ata

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 13:15
Albin Kurti

Më 21 nëntor, taksa e autoriteteve të Kosovës, në importet e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, ka mbushur një vit që kur ka hyrë në fuqi. E pikërisht në një vjetorin e taksës, prestigjiozja amerikane Nju Jork Times i ka kushtuar një shkrim vendimit të Haradinajt për vënien e taksës. Në shkrimin e NYT hidhen dilema nëse qeveria e re në krye me Albin Kurtin do të mund ta heq taksën e vendosur nga qeveria e kaluar një vit më parë.

Sipas prestigjiozes amerikane, kabineti i ri i Kosovës nuk ka shumë gjasa që të heqë tarifat të cilat vlejnë për importimin e produkteve serbe dhe boshjnake.

NYT, në shkrimin e saj tutje e kujton një deklaratë të kandidatit  për kryeministër nga rradhët e VV’së, Albin Kurti, partia e të cilit i fitoi zgjedhjet e tetorit kishte thënë se se tarifa e vendosur nga Kosova për produktet serbe e boshnjake, tregon se vendi ka sovranitet dhe subjektivitet të plotë ndërkombëtarë.

E sipas shkrimit të NYT që nga vendosja e taksës 100 për qind për produktet serbe dhe boshnjake, në të gjitha dyqanet e Kosovës nuk mund të shihet as edhe një produkt i shtetit fqinjë.

Naim Krasniqi, një pronar i dyqaneve të vogla në Kosovë, thotë se tarifa 100% e vendosur një vit më parë nga qeveria është e drejtë pasi Serbia po bllokon të gjitha mallrat nga Kosova.

“Ne mund të jetojmë pa to”, thotë Krasniqi për mallrat serbe, të cilat  në dyqanet e Kosovës tani zëvendësohen kryesisht nga importet nga Kroacia, Maqedonia e Veriut apo Bullgaria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat