Haradinaj: Ai që thotë se taksa nuk ka pasur dobi, e ka hangër paren e Serbisë

Aktuale

Haradinaj: Ai që thotë se taksa nuk ka pasur dobi, e ka hangër paren e Serbisë

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 17:36
Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se ai që thotë se taksa nuk ka pasë dobi për ekonominë e vendit, ai i ka “hangër” paratë e Serbisë.

Sipas kreut të ekzekutivit, Serbia u ka dhënë indirekt para mediave kosovare për ta dëmtuar industrinë ushqimore të vendit.

“Të thuash se taksa nuk e ka sjellë dobi ekonomisë së Kosovës e ka hangër parën e Serbisë, kushdo që e ka thënë atë, ai e ka hangër paren e Serbisë, janë 6 milion treg që po i mungojnë serbisë, ka me lëshu pare indirekt te mediat tona për ta dëmtuar industrinë ushqimore. Ne deri para 1 viti kemi qenë vetëm treg, mallrat tona nuk kanë mujt me i bë konkurencë mallrat në Serbi. Nuk keni me qenë më të mirë të ndërkombëtarët nëse e dëmtoni interesin e juaj.  Kanë me u habitë kur ta hekim taksën, kanë me na bo si për Gjykatën Speciale, i apeloj Qeverisë së ardhshme mos ta hekin taksën. Hekja e taksës oshtë konsumu me një dorëheqje të Qeverisë”.

“Kam pasë këshilla të vazhdueshme me e hekë taksën por taksa nuk duhet me u hekë kurrë deri në njohje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat