Uglanin e njofton Kurtin me kërkesën e Sanxhakut për status special

Aktuale

Uglanin e njofton Kurtin me kërkesën e Sanxhakut për status special

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 18:50
Foto nga takimi

Kryetari i Lëvizjës vetëvendosje, Albin Kurti sot ka takuar priti në takim kryetarin e Partisë së Aksionit Demokratik të Sanxhakut (SDA Sanxhak), Sylejman Uglanin.

“Uglanin e njoftoi kryetarin Kurti për kërkesën për status special për Sanxhakun. Mes tjerash, në këtë takim u diskutua edhe për gjendjen në Sanxhak, për pozitën e shqiptarëve dhe boshnjakëve atje, si dhe për aspiratat e tyre për punë e zhvillim drejt një jete të dinjitetshme e pa diskriminim nga Beogradi”, njofton LVV.

Njoftimi i LVV-së:

Sot, në zyret e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Kryetari Kurti, së bashku me Nënkryetaren znj. Fatmire Mulhaxha Kollçaku, anëtarët e kryesisë së Lëvizjes, z. Xhelal Sveçla dhe Hydajet Hyseni, priti në takim Kryetarin e Partisë së Aksionit Demokratik të Sanxhakut (SDA Sanxhak), Dr. Sylejman Uglaninin, i cili ishte i shoqëruar nga Nënkryetari i kësaj partie z. Salih Hoti, Sekretari i Përgjithshëm z. Ahmedin Shkrijel, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Nacional të Boshnjakëve z. Mirza Hajdinoviq dhe Kryetari i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, z. Ismet Azizi.

Në këtë takim miqësor, z. Uglanin e uroi kryetarin Kurti për zgjedhjet demokratike dhe fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ai shprehu dëshirën e tij që institucionet, qeveria e re të formohet sa më shpejtë në mënyrë që edhe ndryshimi për të cilin kanë votuar qytetarët e Republikës së Kosovës të vihet në jetë sa më parë.

Z. Kurti e falënderoi kryetarin z. Uglanin për urimin dhe vizitën dhe e njoftoi atë me situatën politike në Kosovë, në prag të formimit të institucioneve të reja si dhe me prioritetet e qeverisë së re. Punësimi dhe drejtësia për të gjithë dhe pa dallime janë dy synimet kryesore që i lidhin njerëzit dhe e përparojnë vendin, tha kryetari Kurti.

Z. Uglanin e njoftoi kryetarin Kurti për kërkesën për status special për Sanxhakun. Mes tjerash, në këtë takim u diskutua edhe për gjendjen në Sanxhak, për pozitën e shqiptarëve dhe boshnjakëve atje, si dhe për aspiratat e tyre për punë e zhvillim drejt një jete të dinjitetshme e pa diskriminim nga Beogradi. Kryetari Kurti dhe z. Uglanin u pajtuan që dëbimi dhe krimet ndaj komuniteteve joserbe në Sanxhak duhet të grumbullohen e të paraqitën botërisht në mënyrë që Serbia të ballafaqohet me të kaluarën por edhe të detyrohet ta ndalë diskriminimin.

Në fund të takimit, shprehëm dëshirën për kontakte dhe takime në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat