Gani Dreshaj i AAK-së fton qytetarët në protestë kundër plaçkës shtetërore me në krye BQK-në!

Aktuale

Gani Dreshaj i AAK-së fton qytetarët në protestë kundër plaçkës shtetërore me në krye BQK-në!

Nga: N.Sh Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 20:19
Gani Dreashj

Gani Dreshaj nga AAK-ja, ka ftuar qytetarët që të dalin në protesta kundër vendimit të BQK-së e cila mori vendim për shtrenjtimin e sigurimit të veturave.

Dreshaj përmes një postimi në Facebook, thotë se kompanitë e sigurimeve po luajnë me ndjenjat e qytetarëve.

Ai ka kritikuar edhe BQK-në për të cilën thotë se në vend se të përkrahte interesat e qytetarëve dhe bizneseve, ajo indirekt po bën zhvatjen e tyre.

“Secili qytetar që posedon një makinë në Kosovë, një muaj duhet të punojë vetëm për regjistrimin e veturës, dhe kjo është e papranueshme”, shkruan Dreshaj.

Postimi i plotë:

Qytetarë, mos e lejoni hajninë e radhës

Lejuat shtrenjtimin e rrymës, taksave, naftës, tash e rritën edhe sigurimin e veturave. Kërkoj nga të gjithë të dilni në protestë për t’i thënë JO plaçkës shtetërore me në krye BQK-në.

Janë po këto kompani sigurimesh që luajn me ndjenjat e qytetarëve çdo ditë me procedurat e tyre torturuese, ata që duhet t’i presësh me muaj për një vlerësim të dëmit dhe në fund të obligojnë të mësyesh gjykatat për shkak të vlerësimeve qesharake që bëjnë.

Dhe, po të njëjtve ne duhet tu obligohemi të iu paguajmë edhe për 26% më shtrenjt.

Në vend se BQK të përkrahte interesat e qytetarëve dhe bizneseve, ajo indirekt po bën zhvatjen e tyre.

Secili qytetar që posedon një makinë në Kosovë, një muaj duhet të punojë vetëm për regjistrimin e veturës, dhe kjo është e papranueshme.

Në Francë nafta u shtrenjtua për 2 cent dhe mijëra qytetarë bllokuan vendin në protesta duke moslejuar një gjë të tillë.

Andaj, ne të gjithë kemi arsye që të ngritemi në këmbë për të moslejuar pasurimin e individëve të caktuar në kurriz të popullit.

G.D

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat