Shefki Gashi: Stadiumi as në Bernicë e as Drenas, duhet ndërtuar në qendër të Prishtinës

Aktuale

Shefki Gashi: Stadiumi as në Bernicë e as Drenas, duhet ndërtuar në qendër të Prishtinës

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 21:52
Shefki Gashi

Asambleisti i LDK-së në Komunën e Prishtinës, Shefki Gashi ka thënë se edhe Bërnica edhe Drenasi janë lokacione jo të përshtatshme për ndërtimin e stadiumit të Kosovës.

Gashi, në “Debat Plus”, ka thënë se stadiumi i Kosovës duhet të ndërtohet brenda qytetit të Prishtinës e jo në Bernicë apo Drenas.

Ai ka thënë se edhe në Gjermani ka ara me shumicë, por sipas tij ata të gjitha stadiumet i kanë në qytete.

Zyrtari i LDK-së thotë se vendimin për ndërtimin e stadiumit në Bërnicë e ka marrë qeveria e Hashim Thaçit por sipas tij Qeveria e Ramush Haradinajt e ndryshoi.

“Kushte nuk ka as në Bërnicë as në Drenas. Kushte ka vetëm në qendër të Prishtinës…Por tash populli i kanë dhënë mandatin Albinit dhe Isës dhe ata le ta ndërtojnë ku të duan”.

Gashi ka thënë se debati për stadiumin është i hershëm por sipas tij është dashur të konsultohen para se gjithash tifozët e Kosovës për lokacionin.

Ai ka thënë se nëse lokacioni i stadiumit largohet nga qendra e Prishtinës ka rrezik që së paku 30% e shikuesve nuk do të shkojnë ta shohin ndeshjen.

“A mund të themi se dikush nga Prishtina shkon për të pirë kafe në Podujevë apo Skenderaj”, tha ndër të tjera Shefki Gashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat