Vetingu shihet si mënyra e vetme për të pavarësuar sistemin e drejtësisë

Aktuale

Vetingu shihet si mënyra e vetme për të pavarësuar sistemin e drejtësisë

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 07:12
Ilustrim

​Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon konferencë për media që do të mbahet sot me temë “Vetingu: Mënyra e vetme për të siguruar pavarësinë e plotë të sistemit të drejtësisë në Kosovë”.

Sipas GLPS-së, reforma më qenësore që sistemi i drejtësisë duhet t'i nënshtrohet është kontrolli i integritetit, profesionalizmit dhe pastërtisë së figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve që aktualisht janë pjesë e sistemit, si e vetmja formë për të nxjerrë jashtë sistemit personat që kanë të kaluar të dyshimtë, që kanë afërsi me qarqet e korruptuara apo janë direkt të korruptuar, dhe të cilët nuk janë mjaftueshëm profesional dhe të arsyetuar me vendimet e tyre.

Prandaj, GLPS konsideron që një proces i duhur i reformimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë duhet të ketë si rezultat një proces të vetingut, i cili paraqet të vetmen formë për të siguruar një sistem të pavarur, të paanshëm dhe profesional.

Në këtë konferencë, GLPS do shpalos disa nga parimet themelore në bazë të të cilave duhet të ndërtohet procesi i vetingut dhe do ofroj një numër propozimesh të cilat do shërbejnë si udhërrëfyes për fillimin e dizajnimit të këtij procesi nga institucionet relevante në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat