Rinumërohen 78% e vendvotimeve

Aktuale

Rinumërohen 78% e vendvotimeve

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 07:50
Ilustrim

Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate po vazhdon rinumërimi i vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP-i.

Në ditën e nëntë, pra të enjten, janë rinumëruar 133 vendvotime.

Deri më tani janë rinumëruar 1101 vendvotime ose 78.25% nga 1407 vendvotime gjithsej.

Ndryshe, procesi i rinumërimit pritet të përfundojë brenda kësaj jave, me ditën e diel që shihet si më e mundshmja nga zyrtarët e KQZ-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat