Albin Kurti: Shkëmbimi i territoreve ka zbehë idenë për bashkimin kombëtar

Aktuale

Albin Kurti: Shkëmbimi i territoreve ka zbehë idenë për bashkimin kombëtar

Nga: A.J. Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 09:18
Albin Kurti

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje dhe fituesi i zgjedhjeve të 6 tetorit ka përsëritur arsyet se si mund të behet Bashkimi Kombëtar më Shqipërinë dhe pse aktualisht ka një zbehje siç e ka quajtur ai derisa ka folur më bashkimin më Shqipërinë.

I ftuar në Top Channel Albin Kurti foli për bashkimin kombëtar. A është i mundur dhe si mund të bëhet bashkimi kombëtar? Është pyetur Kurti nga njeri nga panelitestet e intervistës.

“Anëtarësimi në Baskimin Evropian varet prej nesh. Po ashtu edhe bashkimi kombëtar varet nga ne. Europa do me kriju një federatë. Ne ta krijojmë një federatë tonën"- tha Albin Kurti.

Unë besoj se rënia gjatë këtyre dy viteve ka ndodhur nga teza e shkëmbimit të territoreve. Njerëzit nuk duan të japin Mitrovicën për bashkimin me Shqipërinë. Ne në bashkim kombëtar nuk zvogëlohemi por bëhemi më të mëdhenj.

Qytetarët e duan bashkimin me Bujanovcin, Medvegjën dhe Preshevën por nuk besojnë se ka politikanë serb që i japin ato vende. Qytetarët kanë frikë dhe besojnë se ka politikanë në Kosovë që e japin veriun- tha Albin Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat