Policia jep detaje për incidentin në QNR

Aktuale

Policia jep detaje për incidentin në QNR

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 12:15
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me incidentin në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ku dyshohet se u përfshinë një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Nismës Socialdemokrate.

Përmes raportit 24 orësh, Policia njofton se të njejtit kanë pasur vetëm konflikt verbal. Deklarojnë se viktima është intervistuar, derisa i dyshuari ende nuk është hasur nga policia.

“Raportohet se i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe viktima mashkull K/Shqiptar pas një konflikti verbal janë larguar nga QNR. Me rast janë marr njësitë relevante policore ,viktima është intervistuar, kurse i dyshuari ende nuk është hasur nga policia. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat