Marrëveshja sekrete Thaçi-Vuçiq: Ish-agjenti i SHIK-ut zbulon se si do dukej akuza kundër Thaçit po të arrestohej për tradhti kombëtare

Aktuale

Marrëveshja sekrete Thaçi-Vuçiq: Ish-agjenti i SHIK-ut zbulon se si do dukej akuza kundër Thaçit po të arrestohej për tradhti kombëtare

Nga: N.Sh Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 14:58
Hashim Thaçi

Ish eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, TMK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari thotë se nëse gjendet një provë sado e vogël që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bë marrëveshje sekrete me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq, atëherë duhej që të arrestohet për tradhti kombëtare.

Miftari, përmes një postimi në Facebook, dyshon që një gjë të tillë presidenti Thaçi e ka bë me Vuçiqin, andaj për këtë shton se nuk duhej të shkarkohet por të arrestohet dhe të gjykohet edhe për vrasjet politike, pra për eliminimin e konkurrentëve, konspiracionit kundër Kosovës dhe për plaçkitjen ndaj shtetit të Kosovës, shkruan gazeta “Bota sot”.

Sipas tij, të gjitha këto do të mbushnin një akuzë kundër Thaçit.

Image
Naim Miftari

“Nëse gjendet vetëm një provë sado e vogël se presidenti i autoblindave e demonstratave Hashim Thaçi ka bërë marrëveshje sekrete edhe me kryetarin Serb Aleksandër Vuçiçin (e që 100% ka bë) në dëm të Kosovës, nuk duhet me shkarkua por menjëherë me arrestuar për tradhti ndaj vendit dhe pastaj për vrasjet politike dhe eliminimin e konkurrentëve, konspiracionet kundër Kosovës dhe plaçkitja e shtetit do ta mbushnin plotësisht akuzën kundër tij”, ka shkruar Miftari në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat