Ky ishte komandanti intelektual i UÇK-së, kjo video e dëshmorit të kombit Ibrahim Mazreku po mahnitë të gjithë

Aktuale

Ky ishte komandanti intelektual i UÇK-së, kjo video e dëshmorit të kombit Ibrahim Mazreku po mahnitë të gjithë

Nga: N.H Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 18:46
Ibrahim Selman Mazreku

Ibrahim Selman Mazreku ishte ndër ata trima që iu përgjigj zërit të Kosovës së robëruar.

Ibrahimi lindi më 19. 11. 1969, në Malishevë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa dy vjet të shkollës së mesme i kreu në Malishevë e dy të tjerat në Rahovec,që të gjitha me sukses të shkëlqyeshëm.

Se ishte i shkëlqyeshëm, e dëshmon edhe një video e cila po shpërndahet nëpër rrjetet sociale, përcjell “Bota sot”.

Heroi i Kombit Ibrahim Mazreku (Tornado), ishte intelektual i mirëfilltë, kjo vërtetohet nga anglishtja e tij e pastër në këtë video.

Ibrahim Mazrekaj ishte në prag te diplomimit në ekonomi kur ra heroikisht me 2 Qershor 1999.

Ibrahim Mazreku është varrosur në Kleçkë, me nderime ushtarake, më 2 qershor 1999, ndërsa është rivarrosur më 14. 8. 2000, në Varrezat e Dëshmorëve, po në Kleçkë.

Ibrahimi la katër djem – Butrintin, Shkëlqimin, Valdrinin, Adhurimin dhe të shoqen Xhemile. Ai ra në altarin e atdheut, ra për të mos vdekur kurrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat