Gjykata Speciale nuk duhet t'i tremb të pafajshmit, ja çfarë po kërkohet nga Albin Kurti

Aktuale

Gjykata Speciale nuk duhet t'i tremb të pafajshmit, ja çfarë po kërkohet nga Albin Kurti

Nga: M.H Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 21:49
Ilustrim/Bota sot

Zyra e Prokurorisë së Specializuar të Republikës së Kosovës e zhvendosur në Hagë nisi intervistimet duke vazhduar edhe ditëve të fundit me ftesat për intervistim, kështu duke mbetur ende enigmë se kush do të jetë i ftuar i ardhshëm në Hagë. Ftesë nga kjo Gjykatë pranuan shumë personalitete të larta të Kosovës, ndër të cilët ishte edhe ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, i cili edhe lëshoi postin e kryeministrit për shkak të ftesës që pranoi.

Mirëpo për Gjykatën Speciale, po presin vazhdimisht të marrin ftesa edhe të tjerët e disa edhe po e komentojnë ftesat dhe fuqizimin e kësaj Gjykate. Duhet cekur që për ta shfuqizuar këtë Gjykatë, Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, kohë më parë kishte deklaruar që po shpreson që Albin Kurti ta shfuqizojë atë.

Në lidhje me këtë temë, në një prononcim për “Bota sot”, tha që Gjykata Speciale nuk është në dorën e Albin Kurtit as sot as nesër, dhe se nuk është biznes i askujt që bëjnë biznes më lirinë. Më tutje, Shahu, tha që çdo Gjykatë kudo në botë e di se në Kosovë ka patur luftë e jo mbrëmje vallëzimi e në luftë vritesh nuk puthesh.

“Është absurde, situate qesharake të dështosh sot aktorë anonime pa kurrfarë peshë në publik që të kërkojnë intervenim për zhbërje të Gjykatës Speciale. Gjykata Speciale nuk është asgjë në dorën e Albin Kurtit as sot as nesër. Gjykata Speciale është investim për qetësi, për paqtim, për rehatim, është investim për drejtësi për të cilën Kosova ka nevojë. Nuk është biznes i askujt as i njerëzve me emër as i trimave anonime që bëjnë biznes me lirinë, me veteranët, me sakrificat”, tha Shahu.

Image
Rexhep Shahu

“Të pafajshmit nuk ka pse i frikësohen drejtësisë, por nëse do ketë gjueti shtrigash në Kosovë ka njerëz që nuk do ta lejonin kurrë një gjë të tillë. Çdo Gjykatë kudo në botë e di se në Kosovë ka patur luftë e jo mbrëmje vallëzimi e në luftë vritesh nuk puthesh. Luftëtarët që kanë bërë luftë nuk u janë trembur plumbave dhe nuk ka arsye ti tremben ndonjë Gjykatë”, u shpreh, Shahu.

“Gjykatën e ka ngritur Parlamenti i Kosovës dhe ai është sovran. Tani dalin lart e poshtë aktorë pa rolë dhe turbullojnë ujërat e ndenjura për të bërë stuhi në gotë. Presidenti Thaçi dhe gjithë klasa politike e ka votuar Gjykatën, tani nuk i vyjnë askujt avokatët pa klientë të luftojnë kundër Gjykatës”, përfundoi Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat