Vjen reagimi i fundit prej Vetëvendosjes: Ja çfarë do të ndodh me votat e diasporës

Aktuale

Vjen reagimi i fundit prej Vetëvendosjes: Ja çfarë do të ndodh me votat e diasporës

Nga: N.Sh Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 22:08
Albin Kurti

Reagime të njëpasnjëshme po bëhen nga Nisma dhe Lëvizja Vetëvendosje sa i përket votave të diasporës.

E fundit është nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, e cila thotë se vota nuk është pazar, por vullnet qytetar.

Ajo thotë se mërgata votoi me zemër andaj nuk anulohen

“Mërgata votoi me kohë dhe me zemër. Vota e mërgatës nuk anulohet”, ka shkruar ajo në Facebook

Ka qenë koalicioni parazgjedhor Nisma-AKR-PD që ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë lidhur me votat nga diaspora.

“MËRGATA NUK E MERITON!

Vota nuk është #pazar, është #vullnetqytetar

Mërgata votoi me kohë dhe me ❤️

Vota e mërgatës nuk anulohet.

Tendenca për t’i përjashtuar votat e bashkatdhetarëve nga rezultati përfundimtar përmes Gjykatës Kushtetuese, është #aktqyqar

#nukkalon”, shkruan nënkryetarja e VV-së në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat