Haradinaj e quan veten, Thaçin dhe Kurtin mashtrues, tregon arsyjen

Aktuale

Haradinaj e quan veten, Thaçin dhe Kurtin mashtrues, tregon arsyjen

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 22:17
Ramush Haradinaj

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, në një intervistë ka thënë se shumica e udhëheqësve politik janë mashtrues duke mos e përjashtuar as veten e tij.

Haradinaj i quajti mashtrues kandidatin për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën, presidentin e shtetit, Hashim Thaçin.

“Ne jemi mashtrues, shumica e udhëheqësve politik jemi mashtrues. Të gjithë ne, Isa Mustafa, Albin Kurti, Hashim Thaçi, të gjithë jemi mashtrues”, është shprehur Haradinaj.

Kjo sepse sipas tij nuk u bë reforma zgjedhore.

“Ne kemi premtuar reformën zgjedhore dhe ajo nuk u bë”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat