“Hyrja e Nismës në Kuvend, do të më lë mua jashtë”

Aktuale

“Hyrja e Nismës në Kuvend, do të më lë mua jashtë”

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 22:39
Fatmir Limaj

Kandidatja për deputete nga Partia Socialdemokrate, Natyra Kuçi, ka qenë pro anulimit të votave të ardhura nga Serbia.

“Pavarësisht a do të bëhem deputete, qëndrimi ynë është parimor që të mos pranohen votat nga Serbia”, ka thënë ajo.

“Hyrja e Nismës në Kuvend, do të më lë mua jashtë Kuvendit. Sepse nga hyrja e Nismës në Kuvend, ne si koalicion do ta humbim një deputet”.

Ajo ka theksuar se asnjëherë nuk e ka vënë interesin personal, duke e dëmtuar të mirën e përgjithshme.

Kuçi duke e komentuar ankesën e tre kandidatëve për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje që të mos anulohen votat nga Serbia, tha se kjo ishte arsyeja pse e ka braktisur Lëvizjen Vetëvendosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat