Votat e ardhura dy muaj me vonesë nga diaspora shtyjnë certifikimin e rezultateve

Aktuale

Votat e ardhura dy muaj me vonesë nga diaspora shtyjnë certifikimin e rezultateve

Më: 24 nëntor 2019 Në ora: 00:21
Foto ilustruese

Vetëvendosje ka kërkuar që të numërohen fletëvotimet e ardhura nga mërgata

Sido që të vendos Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, afati 72 orësh për vendimmarrje shtyn edhe për ndonjë ditë këtë proces zgjedhor, edhe ashtu të stërgjatur, që do të vonojë edhe krijimin e qeverisë së re.

Me gjasë, deri në numërimin e votës së fundit është pikëpyetje se a do të bëhen pjesë e Kuvendit Nisma Socialdemokrate dhe AKR-ja.

Por, duket se Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja nuk parapëlqejnë për partner koalicioni partitë që përbënin qeverinë që po pret ta dorëzojë detyrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat