Mediat serbe shkruajnë për protestën e shqiptarëve me 28 nëntor në Preshevë: Kërkohet bashkim me Kosovën

Aktuale

Mediat serbe shkruajnë për protestën e shqiptarëve me 28 nëntor në Preshevë: Kërkohet bashkim me Kosovën

Nga: F. B. Më: 24 nëntor 2019 Në ora: 10:51
Ilustrim

“Shqiptarët e jugut të Serbisë me 28 nëntor në Preshevë do të mbajnë tubim protestues ku do të tërheqin vërejtjen për diskriminimin të cilit i janë ekspozuar nga ana e Beogradit zyrtar”, ka thënë Nazmi Hajredini, organizator, shkruan “B92”, përcjell “Bota Sot”.

Sipas tij "Kërkesa për bashkëngjitje të Luginës së Preshevës me Kosovën – është vullneti i i popullit jo kërkesë e politikanëve".

"Diskriminimi është gjithnjë më i madh nga viti në vit. Kërkesa jonë themelore është bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën. Kjo nuk është kërkesë e politikanëve por vullneti i popullit në këtë pjesë” ka thënë Hajredini.

Nga protesta do të kërkohet bashkimi me Kosovën, ndërsa organizatorët presin një përgjigje të madhe për pjesëmarrje në këtë protestë.

Protesta e paralajmëruar do të mbahet me 28 nëntor me fillim në ora 11.00 kanë njoftuar mediat.

Si dihet me 28 nëntor shënohet edhe Dita e flamurit kombëtar të Shqipërisë, përkujtimin në 28 nëntorin e vitit 1912 kur është nënshkruar deklarata e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat