Profesori “acarohet” me Ramën: Nëse ju dhimbset Serbia e Millosheviqit, atëherë...

Aktuale

Profesori “acarohet” me Ramën: Nëse ju dhimbset Serbia e Millosheviqit, atëherë...

Nga: A.M. Më: 24 nëntor 2019 Në ora: 11:35
Sulejman Mehazi

Profesori Sulejman Mehazi  ka reaguar pas veprimeve të fundit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ram lidhur me mini shengenin.

Ai përmes një reagimi për media, është “acaruar” me sjellën e  Ramës karshi Kosovës dhe Serbisë, dhe i ka thënë këtij të fundit se “nëse ju dhimbset Serbia e Millosheviqit atëherë "idete u p..du mater" së bashku me Vuçiqin e Daçiqin. Atëherë s'na duhet Shqipëria juaj, merreni e jepni Serbisë.

Reagimi i plotë:

NËSE EDI RAMA ËSHTË ME SERBINË, ATËHERË "NEKA IDE U P.... MATER" SË BASHKU ME SHQIPËRINË!

 

Kundër vendimit të qeverisë së Shqipërisë për Minishengenin me Serbinë është çuar e tërë ndërgjegja e pastër shqiptare në këmbë ndaj Edi Ramë Adidaskës.

Ju pyesim juve të Shqipërisë, nga cila anë jeni dhe kë e përkrahëni, Serbinë armike të Vuqiçit, që thonë se "Kurrën e kurrës se pranojmë Kosovën si shtet të pavaruar", apo vëllezërit tuaj kosovarë që denbabaden të burgosur, të torturuar e vrarë rradhazi e me shekuj nga Serbia?

Nëse ju dhimbset Serbia e Millosheviqit atëherë "idete u p..du mater" së bashku me Vuçiqin e Daçiqin. Atëherë s'na duhet Shqipëria juaj, merreni e jepni Serbisë.

Po tamam, qeveria juaj fare s'dallon nga e Serbisë, të kishit qenë si duhet moti do ishit bërë anëtare e BE-së, 29 vjet, nga 1990 asnjë të mirë si keni dhënë Shqipërisë.

Serbia me çfarë do lloj metodash të ashpra diplomatike si e qysh mundohet ta përmbysë Pavarësinë e Kosovës, në anën tjetër qeveria juaj jo që asnjëherë s'është përpjekur të bënte ofanzivë diplomatike kundër Serbisë, po me Minishengenin i afroheni Serbisë kundër Kosovës.

S'jemi as politikan e as diplomat, ama një gjë e dimë, se me armiqtë e popullit tonë diplomacia e vërtetë është ashpërsia e mos lëshuarjes pe ndaj popullit më të poshtër serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat