Kjo është arsyeja pse NISMA-AKR nuk duhet të jetë pjesë e Qeverisë

Aktuale

Kjo është arsyeja pse NISMA-AKR nuk duhet të jetë pjesë e Qeverisë

Nga: M.H Më: 24 nëntor 2019 Në ora: 12:51
Ilustrim/Bota sot

Këtë të dielë pritet të përfundojë rinumërimi i të gjithë vendvotimeve të kontestuara, ndërsa, nga mesi i javës kryhet çertifikimi i zgjedhjeve. Edhe koalicioni mes Vetëvendosjes e LDK gjendet afër zyrtarizimit.

Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve të zgjedhjeve akoma po vazhdon rinumërimi i vendvotimeve në të cilat u konstatuan parregullsi, ndonëse procesi duket se po i afrohet fundit. Zyrtarët thanë se rinumërimi i mbi 1400 vendvotimeve pritet të përfundojë këtë të dielë për t'i lënë më pas vend çertifikimit të rezultateve që do të mundësonte edhe "formalizimin e koalicionit qeverisës ndërmjet lëvizjes Vetëvendosja dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)”.

Në lidhje me këtë temë, analisti politik, Faik Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh të dy partitë janë të gatshme për të formuar një koalicion tashmë edhe certifikimi është afër dhe nëse veq pajtohen për ndarjen e posteve atëhere nuk ka arsyje të zgjasë çështja e lidhjes së koaliconit.

Më tej, Krasniqi, shprehët që në asnjë mënyrë nuk duhet të bashkëpunojn me dy partitë NISMA dhe AKR, pasiqë synimi I tyre është zhvatja e shtetit.

“LDK prej fillimit deklaronte që po i presin certifikimin e rezultateve për të arritur marrëveshje me LVV për koalicion. Kurse LVV shprehej gjithmonë që me LDK është e gatshme të lidhë marrëveshje koalicioni. Certifikimi i rezultatëve është afër. Më së largu një javë bëhet certifikimi i tyre, gjithmonë nëse nuk rinumërohen vota të tjera. Nëse janë marrë vesh edhe për ndarjen e posteve, atëhere s'kanë arsye që ta stërzgjasin çështjen e lidhjes se koalicionit për të formuar Qeverinë”.

Image
Faik Krasniqi

“LVV-LDK dhe minoritetet jo serbe mund ta formojne qeverinë pa parti të tjera. Nisma-AKR nuk bënë në asnjë mënyrë të përfshihen në Qeveri. Më mirë të shkohet prapë në zgjedhje, se sa të përfshihen këto dy parti. Parti që synimin e kanë vetëm hajnine dhe zhvatjen e shtetit”, përfundoi, Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat