Me emblema e flamuj të ri, FSK sivjet shënon Ditën e Forcës me mandat të ri ushtarak

Aktuale

Me emblema e flamuj të ri, FSK sivjet shënon Ditën e Forcës me mandat të ri ushtarak

Më: 24 nëntor 2019 Në ora: 13:56
Rrahman Rama

​Forca e Sigurisë së Kosovës sivjet do të shënojë Ditën e Forcës me flamuj e emblema të reja për secilën njësi. Ato janë dekretuar nga presidenti i Kosovës dhe të mërkurën ushtarët e FSK-së do të parakalojnë për herë të parë me mandat të ri ushtarak. Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama thotë në një intervistë se sivjet Dita e Forcës do të jetë e veçantë për të gjithë Kosovën, meqë do të jenë zyrtarisht për herë të parë me mision dhe mandat të ri ushtarak.

Të mërkurën Forca e Sigurisë së Kosovës do të shënojë ditën e saj, me një ceremoni në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat