Lajmi i keq nga PZAP për Vetëvendosjen për zgjedhjet e 6 tetorit

Aktuale

Lajmi i keq nga PZAP për Vetëvendosjen për zgjedhjet e 6 tetorit

Më: 24 nëntor 2019 Në ora: 15:15
Ilustrim

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PAZP) ka hedhur poshtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosjes për numërimin e 392 pakove me fletëvotime të dorëzuara me postë nga votuesit jashtë Kosovës.

Në vendim e PZAP-së thuhet se ”Hudhet e palejusheshme ankesa e datës 22.11.2019 e paraqitur nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje, me seli në Prishtinë me të cilin ka kërkuar që të urdhërohet Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, me seli në Prishtinë, që të bëjë verifikimindhe numërimin e 392, pakove me fletëvotime të dorëzuara me postë nga votuesit jashtë vendit”.

Paneli ka vlerësuar se në këtë fazë të procesit zgjedhor kur është dorëzuar në PZAP me pretendimin nga ankuesi qe të urdhërohet KQZ-ja që të bëjë verifikimin dhe numërimin e 392, pakove me fletëvotim të dorëzuara me postë nga votuesit jashtë Kosovës nuk mund të procedohet si ankesë e lejueshme.

Ndërsa Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), ka theksuar se pesë ditë pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhje me datën 12.11.2019 kanë shkuar për ta mbyllur fahun postar numër gjashtë duke konsideruar se është përmbyllur tashmë procesi zgjedhor.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat