“Me Nismën nuk e kemi me patjetër me vazhdu bashkë, s’kemi vija të kuqe për LVV-në e LDK-në”

Aktuale

“Me Nismën nuk e kemi me patjetër me vazhdu bashkë, s’kemi vija të kuqe për LVV-në e LDK-në”

Më: 24 nëntor 2019 Në ora: 16:53
Fatmir Matoshi dhe Behgjet Pacolli

Fatmir Matoshi, nënkryetar i partisë Aleanca Kosova e Re (AKR), ka folur për rinumërimin e mbi 1.400 vendvotimeve ku sipas të dhënave që kjo parti i posedon, ai thekson se koalicioni Nisma-AKR-PD përfundimisht kanë kaluar praguan zgjedhor.

Edhe pse ky koalicion është i bindur se do të jenë pjesë e legjilaturës së shtatë të Kuvendit, ekziston edhe mundësia e ndarjes dhe përfshirja e tyre në Qeverinë e re. Duke folur për Sinjali, Fatmir Matoshi thekson se AKR nuk ka mospajtime me partinë e Fatmir Limajt por as vija të kuqe për subjektet e tjera politike.

“Ajo që mund të them është që ka përfundu rinumërimi edhe në bazë të rezultateve të sigurta që i kemi ne do jemi pjesë e Kuvendit. Megjithatë  po e presim edhe KQZ-në  me pa në bazë te rezultateve se a i ka AKR dy apo tre deputet”, tha Matoshi të dielën.

I pyetur se a do të vazhdojë koalicioni Nisma-AKR-PD në rast se KQZ e vërteton kalimin e pragut zgjedhor, ai tha se për këtë çështje nuk kanë biseduar ende me partnerët e koalicionit.

“Pas asaj krejt mundësitë janë të hapura, deri më tani nuk kemi folë as me Nismën as me ndonjë parti tjetër”, tha Matoshi.

Ndonëse Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës po bëjnë përpjekje për formimin e qeverisë së re, shumëkush po e sheh AKR-në pjesë të këtij koalicioni. Për këto diskutime, nënkryetari Matoshi, tha se i mbetet fituesve të zgjedhjeve të vendosin nëse do t’i ftojnë apo jo në koalicion, por se nuk kanë vija të kuqe për asnjërën parti.

“Për momentin nuk kem mospajtime me Nismën dhe nuk kemi diskutuar ende se çka do të bëjmë. Jemi parti të ndryshme, por deri më tani kemi funksionu mirë brenda kolaicinonit. Megjithatë nuk e kemi me patjetër me qëndru bashkë, derisa nuk kemi diçka që na ndan ne nuk ndahemi”, u shpreh Matoshi.

Ai shtoi se në rast të ndarjes me Nismën u mbetet LVV-së dhe LDK-së t’i ftojnë në koalicion pasi “ne nuk mundemi me ju thënë me na ftu”

“Nuk mundemi me paragjyku se a do të jemi bashkë apo veç e veç në opozitë apo në pushtet, krejt oiprionet janë çelë. Ju mbetet atyre me i pergjedhe partnerët…Nuk mujna mi thane LVV-së ftona neve e as LDK-së, por skemi vija të kuqe- flasim me secilin”, përfundoi Matoshi.

Ende nuk dihet nëse do të numërohen edhe 392 pako me vota të ardhura nga jashtë. Numërimi i votave të reja e rrezikon gjithnjë moskalimin e pragut zgjedhor të koalicionit Nisma-ARK-PD. Sidomos të votave të ardhura nga diaspora kur dihet se deri më tani më e votuara ka dalur Lëvizja Vetëvendosje. Për këtë çështje PZAP do të vendos nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat