Komandanti i Koshares flet për vrasjen e Sabahate Tolajt e Jusuf Haklajt, ja mesazhi i tij i fuqishëm

Aktuale

Komandanti i Koshares flet për vrasjen e Sabahate Tolajt e Jusuf Haklajt, ja mesazhi i tij i fuqishëm

Nga: N.H Më: 24 nëntor 2019 Në ora: 17:34
Sabahate Tolaj e Jusuf Haklaj

Në një atentat që ishte kryer më 24 nëntor të vitit 2003, mbetën të vrarë dy zyrtarët policor, Sabahate Tolaj e cila kishte vdekur një ditë pas atentatit, ndërsa Isuf Haklaj katër ditë me vonë.

Lidhur me këtë, ka folur edhe komandanti i Kosharës, Hisen Berisha. Ai përmes një shkrimi në Facebook, thotë se Tolaj dhe Haklaj janë simbol i lavdisë i shkruar me mund e gjakë.

Berisha potencon se dy zyrtarët e Policisë së Kosovës do mbeten emblemë nderi e krenarie për kombin.

Image
Hisen Berisha

“Homazh! Ishit simbol i lavdisë që e shkruat në faqet e historisë kombëtare me mundin, gjakun dhe sakrificat tuaja. Sot e mot, do mbeteni emblemë nderi e krenarie për kombin. Por, jeni edhe sprova më e dhimbshme e lirisë dhe sprova më e rëndë për drejtësinë dhe paqen. Ngushëllime familjarëve e bashkëluftëtarëve. Lavdi e nderim përherë, emrit dhe veprës tuaj”, shkruan Berisha.

Ndërkaq, kujtojmë se versioni që Policia kishte ofruar është se u vranë derisa ishin duke shkuar në punë me veturë private dhe janë sulmuar me armë zjarri nga persona në ato momente të panjohur duke u shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Shefi i UNMIK-ut aso kohe, Harri Holkeri, kishte deklaruar se mafia po krijonë frikë në shoqëri.

“Mafia mbështetet në frikën që krijojnë për të siguruar heshtjen tuaj, ndërsa shoqëritë ku kjo frikë dhe kjo heshtje lejohen të mbizotërojnë, kriminelët asnjëherë nuk mund të munden,” tha Holkeri.

Për këtë krim ishte arrestuar, Bedri Krasniqi. Ai dyshohet se ka qenë i përfshirë ne vrasjen e zyrtarëve policor por edhe në së paku edhe dy sulme të tjera të armatosura në Deçan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat