Zbulimi tronditës: Ja truproja i Ramush Haradinajt që u dënua për vrasjen e Sebahate Tolajt dhe Isuf Haklajt

Aktuale

Zbulimi tronditës: Ja truproja i Ramush Haradinajt që u dënua për vrasjen e Sebahate Tolajt dhe Isuf Haklajt

Nga: N.H Më: 24 nëntor 2019 Në ora: 20:28
Sabahate Tolaj e Jusuf Haklaj

16 vjet më parë në një pritë të organizuar u vranë dy policët e Kosovës, Sabahate Tolaj e Jusuf Haklaj.

Dy policit, u vranë në pabesi pasi ishin gati të zbulojnë një vrasje të madhe, e cila kishte tronditur opinionin shqiptar.

Lidhur me këtë, përmes një shkrimi në Facebook, analisti Nexhat Haziri shkruan se dy policët, të cilët tashmë nuk jetojnë më, u vranë pasi ishin gati të zbulojnë një vrasje të madhe.

Sipas Hazirit, për këtë rast, është dënuar krimineli Bedri Krasniqi me 27 vite burg, ish-truproja i Haradinajt.

“Për këtë krim të dyfishtë është dënuar krimineli Bedri Krasniqi me 27 vite burg, ish-truproja i kryetarit të AAK-së, tash kryeministër në shkuarje, z. Ramush Haradinaj”, shkruan Haziri.

Ja shkrimi i tij:

A thua edhe prapa kesaj vrasje te dyfisht qëndron Serbia

Sot e 16 vite më parë, pikërisht më datën 24 nëntor të vitit 2003, u vranë në një aksion kriminal dy policët e Kosovës, Isuf Haklaj dhe Sebahate Tolaj. Dy policet, të cilët tashmë nuk jetojnë më, u vranë pasi ishin gati të zbulojnë një vrasje të madhe, e cila kishte tronditur opinionin shqiptar, në ato vite të para të lirisë së Kosovës, vrasjen e Kolonel Tahir Zemës, djalit dhe t'kusheririt te tij.

Për këtë krim të dy fishtë është denuar krimineli Bedri Krasniqi me 27 vite burg, ish-truproja e kryetarit të AAK-së, tash kryeministër ne shkuar, z. Ramush Haradinaj.

Mos valle edhe prapa kesaj vrasje te dyfishte qëndron Serbia, z. Haradinaj ?(n.h)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat