Endrit Shala kategorikisht kundër bashkëpunimit me Vetëvendosjen!

Aktuale

Endrit Shala kategorikisht kundër bashkëpunimit me Vetëvendosjen!

Më: 24 nëntor 2019 Në ora: 20:37
Endrit Shala

Anëtari i Kryesisë së Nisma Socialdemokrate, njëherësh dhe sekretar për marrëdhëniet me publikun në këtë parti, Endrit Shala është shprehur kategorikisht kundër një bashkëpunimi qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.

Shala në një prononcim ka deklaruar se Nismës në asnjë rrethanë nuk i duhet bashkëpunimi për një koalicion qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Deri tash ne si organe të partisë nuk kemi diskutu për këtë çështje, është çështje që i takon kryetarit të partisë. Nëse më pyet mua si Endrit, si anëtarë i Kryesisë së partisë, sekretar për marrëdhëniet me publikun dhe tashmë edhe deputet i Kuvendit të Kosovës, mendimi im personal është se asesi nuk i duhet Nismës të jetë në një koalicion me Vetëvendosjen por kjo nuk nënkupton edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës” ka thënë Shala.

Shala theksoi se ka patur tendencë të vazhdueshme nga LVV për grabitjen e votave të Nismës.

“Ne prej 6 tetorit kemi thënë se Nisma është pjesë e Kuvendit, është çështje e kryer e ka vendos qytetari, përkundër tendencës për grabitje votash nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje”.

Pas përfundimit të procesit të rinumërimit të votave koalicioni NISMA-AKR-PD u bë zyrtarisht pjesë e Kuvendit.

Por nga LVV kanë bërë lëvizjen e radhës për të mos e bërë këtë koalicion faktor në formimin e Qeverisë së Re.

Lideri i kësaj partie Albin Kurti gjatë ditës ka deklaruar se ka siguruar votat nga tre deputetë të pakicave joshumicë duke e quar numrin e deputetëve në 60 së bashku me ato të LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat