“LDK-ja iu afrua Vetëvendosjes për inati të PDK-së”

Aktuale

“LDK-ja iu afrua Vetëvendosjes për inati të PDK-së”

Më: 24 nëntor 2019 Në ora: 23:40
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Sekretarja organizative e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se zgjedhjet e 6 tetorit shpërfaqën nevojën për një reformë të thellë zgjedhore.

Ajo ka thënë se Kosova duhet t’i themelojë sa më parë institucionet e veta.Kadaj-Bujupi ka thënë se, ndonëse jo me rezultat të synuara zgjedhore, AAK-ja ka dhunuar rritje të mbështetjes popullore në zgjedhjet e 6 tetorit dhe ka mundësuar përfaqësimin dinjitoz parlamentar.

Ajo ka thënë se opozitarizmi i AAK-së do të jetë në shërbim të interesit të përgjithshëm.

Kadja-Bujupi ka thënë se tani presin të shohin se çfarë politika do të zhvillojë Qeveria e re e Kosovës në raport me dialogun me Serbinë, me projekt për “Zajednicën”, dhe korrigjimin e kufijve.

Duke e komentuar bashkëpunimin në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ajo ka thënë se afrinë e sotme me Vetëvendosjen, LDK-ja e ka më shumë për inati të PDK-së që i ndërpreu bashkëqeverisjen në vitin 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat