Kush u pagua 25 mijë euro për vrasjen e polices Sebahate Tolaj?

Aktuale

Kush u pagua 25 mijë euro për vrasjen e polices Sebahate Tolaj?

Nga: H.O. Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 07:38
Sebahate Tolaj

Shkumbin Mehmeti, dëshimtari i mbrojtur në një intervistë televizive kishte folur rreth vrasjeve të shumta që kishin ndodhur në Kosovë, përfshirë edhe ato politike. AI kishte përmendur vrasjet e zyrtarëve të lartë të LDK-së, nga një grup kriminal.

Në këtë rast ai kishte përmendur edhe rastin se si ishte vrarë Sebahate Tolaj.

Arsyeja pse u bë atentati ndaj saj kishte të bënte me faktin se policia ishte mike e mirë e Tahir Zemajt dhe se pas vrasjes së këtij, ajo po hetonte rastin e ish-komandantit të FARK-ut.

Mehmeti pretendon se personi që është dënuar për këtë rast, nuk është dorasi. Vrasës, sipas tij, është dikush tjetër që nuk u dënua kurrë. Në fakt, për këtë vrasje, dikush kishte paguar 25 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat