Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë

Aktuale

Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 07:44
Ilustrim

Ngjarjet që do ta shënojnë ditën e sotme në Kosovë.

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) mban ceremoninë e dorëzimit dhe hapjes së ofertave – shitja përmes likuidimit 52”. (Salla e konferencave hotel “Grand” Prishtinë, ora 9:00)

Hapet Konventa e bizneseve të diasporës dhe të huaja, organizuar nga Dega Evropiane e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare (RRBDSH-së). (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 9.30)

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës dhe Ambasada e Hungarisë në Kosovë promovojnë librin “These were hard times for Skanderbeg, but he had an ally, the hungarian Hunyadi”. (Salla e ASHAK, ora 10.00)

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) do të organizojë një aksion humanitar për dhurimin e gjakut nga zyrtarët e AKP-së, në bashkëpunim dhe për nevoja të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës (QKTGjK). (Zyra qendrore e AKP-së, ora 10:00)

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” shënon 75-vjetorin e themelimit. (Holli i Bibliotekës, ora 11.00)

Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale, dhe Hulumtime – SIT organizon aktivitetin “Tregimi i fundit”, në kuadër të kampanjës së përvitshme 16 Ditët e Aktivizmit. (Përballë ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 11:00, ndërsa nënshkrimi i zotimit për luftimin e dhunës kundër grave do të bëhet në ora 12:00)

Hapet ekspozita “Lufta e Kosovës në shtypin britanik 1998-1999″. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, ora 12:00)

Mekanizimi Kundër Dhunës në Familje, me rastin  e hapjes së fushatës 16 ditore Kundër Dhunës në Familje, mban marsh sensibilizues. (Nisja nga objekti i Komunës së Gjakovës (ish-Bankos) dhe do të vazhdojë deri te “Çarshia e Vogël”. (Ora 12:30)

UN Women organizon hapjen e Fushatës “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, e cila do të shoqërohet me ndriçimin e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë në ngjyrën portokalli. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 19:00).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat