Lazareviç: Shqiptarët duan përndjekje të serbëve! Serbia nuk do lejoj që në Kosovë të ndodhë “stuhia”!

Aktuale

Lazareviç: Shqiptarët duan përndjekje të serbëve! Serbia nuk do lejoj që në Kosovë të ndodhë “stuhia”!

Nga: F.B Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 09:14
Vladimir Lazareviç

Pasiguria për popullin serb është e madhe. Nuk dyshoj në qëllimet e Prishtinës për të shkaktuar përndjekje të popullit serb dhe të realizojnë idenë për “Shqipëri të Madhe”. Por nuk do të na frikojnë ka thënë kryes-shefi i dikurshëm i Korpusit të Prishtinës Vladimir Lazareviç, shkruan “Kurir” përcjell “Bota Sot”.

Shqiptarët duan të nxisin konflikte dhe të godasin serbët në Kosovë, por jam i sigurt se Serbia nuk do të lejoj një përndjekje të re siç ka ndodhur në vitet 1999 dhe 2004 ka thënë ekskluzivisht për “Kurir” Lazareviç, i cili gjatë bombardimeve të NATO-së ishte komandant i Korpusit të Prishtinës së ushtrisë së Serbisë.

Ai ka vlerësuar se projekti i ndërtimit të shtetit të Kosovës ka dështuar plotësisht, ndërsa kërcënimet për përndjekje nuk ndalojnë as pas 20 viteve të agresionit të NATO-së, në të njëjtën kohë la shtim të zërave armiqësor nga shqiptarët.

Ata duan “Shqipërinë e Madhe”

“Pasiguria e popullit serb është e madhe dhe tërheq vëmendjen, nuk dyshoj në synimet që kanë për një përndjekje të re për të realizuar qëllimet e tyre. Barriera e vetme e një agresioni të tillë duhet të jetë që Serbia mos të lejoj përsëritjen e vitit 2004, as 1999. Mendoj se të gjithë së bashku si shtet edhe popull mund të mbrojmë vetën dhe integritetin tonë dhe do të mbajmë në kontroll. Nuk na frikësojnë kërcënimet, tash për tash falë pushtetit në Serbi gjendja është nën kontroll dhe në Kosovë nuk do lejohet as “rrufe” as “stuhi”, siç ka pasur në territorin e republikës së Krajinës thotë” Lazareviç.

Ai mendon se shqiptarët kanë qëllim provokimin e Serbisë që në fund të reagoj NATO.

Mbrojtja është e shenjtë

“Para 20 viteve, ne që kemi mbrojtur Kosovën në kuadër të Korpusit të prishtinës, nuk kemi menduar, kush na sulmon, çfarë force por rreth synimit të shnjtë që të mbrohemi. Ne na sulmoi NATO dhe atë në Kosovë, disa thonë se ishte Lufta e tretë e vogël botërore por ne me dhjetëra mbrojtës e mbrojtëm me jetën tonë atë që duhej të mbrohej” -shton Lazareviç.

Lidhur me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, ai thotë se po tregohet qartë se kjo nuk është shtet i vërtetë. “Kaluan 20 vite dhe jemi dëshmitar se ajo nuk është shtet, ata e quajnë shtet, mund ta quajnë si duan, por nuk është. Ky është mossuksesi i NATO-së, ata donin që NATO të kontrolloj atë shtet, po nuk funksionon ashtu, u përpiqen me blerje të votave po nuk kanë sukses.

Ljuban Karan: Nuk do zgjedhin mjete

Edhe ish-koloneli i Kundërzbulimit Ljuban Karan ka tërhequr vërejtjen se nëse nuk ka ndonjë presion të madh ndërkombëtar, shqiptarët nuk do zgjedhin mjete për të realizuat idenë e Shqipërisë së Madhe: “ Mund të nisen nga idetë e Kroacisë, sepse ata lavdërojnë instruktorët edhe këshilltarët kroat që bënë spastrimin etnik të Kroacisë. Me ato përshtypje ata janë të bindur se mund të përdorin recetën kroate pa asnjë përgjegjësi, sikur nuk kishte asokohe as policia as ushtria kroate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat