Shutanovac: Rusia tenton të gozhdoj Serbinë jashtë BE-së dhe NATO-së

Aktuale

Shutanovac: Rusia tenton të gozhdoj Serbinë jashtë BE-së dhe NATO-së

Nga: F.B Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 10:19
Dragan Shutanovac

Ish-ministri i mbrojtjes së Serbisë dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike Dragan Shutanovac ka deklaruar se Serbia është nën shtypjen dhe aktivitetin serioz që të të pamundësohet cila do rrugë evropiane, ndërsa “afera e spiunazhit” në Serbi është tentim që të bëhet ndikim politik dhe presion ndaj Serbisë, shkruan “Danas” përcjell “Bota Sot”.

Ai ka theksuar se në periudhën e shkuar është mundur të vërehet se si Rusia kaloi në Malin e Zi dhe Maqedoni dhe se tash Serbia është streha e fundit ku do tentojnë maksimalisht që të “gozhdojnë Serbinë” që të mbetet jashtë BE-së dhe NATO-së dhe nën ndikimin e fortë të saj.

„Kemi shikuar në çfarë mënyre kanë kaluar ë Mal të Zi dhe Maqedoni. Streha e tyre e fundit është Serbia dhe ata me punë maksimale kundër-zbuluese do tentojnë që të ndikojnë jo vetëm në grumbullimin e të dhënave, çka bëjnë të gjitha vendet e botës, por edhe të shfrytëzojnë ndikimin politik që të gozhdojnë Serbinë që të mbetet jashtë BE-së dhe NATO-së nën ndikimin e fortë të Rusisë, gjë që këtu në Serbi kohëve të fundit edhe po realizohet“, tha Shutanovac.

Sipas tij, Serbia nuk ka aq sekrete të mëdha dhe të mendoj se më shumë vlen sekreti si bëhet Coca-cola se të gjitha sekretet tjera serbe dhe se afera ku është përfshirë edhe zyrtari i ambasadës ruse në Serbi vetëm një përpjekje kundër rrugës evropiane të Serbisë.

Shutanovac ka nënvizuar se zyrtarët e Rusisë kanë theksuar se do mbështesin secilën zgjidhje për Kosovën dhe secilën marrëveshje që arrihet mes Prishtinës dhe Beogradit, por së fundi janë kthyer në atë që është në harmoni me rezolutën 1244.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat