KQZ thotë se rezultatet e rinumërimit dalin sot pas orës 14:00

Aktuale

KQZ thotë se rezultatet e rinumërimit dalin sot pas orës 14:00

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 11:02
Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se rezultatet e rinumërimit të 1407 vendvotimeve do të publikohen sot në orën 14:00.

Sipas sqarimit të KQZ rinumërimi ka përfunduar në orën 14 të ditës së diel prandaj duhet pritur afati ligjor 24 orësh para se të publikohet rezultati.

“Rinumërimi është përmbyllur në orën 14:00 të ditës së diele, prandaj duhet të presim afatin ligjor 24 orësh nëse ka ndonjë ankesë në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në QNR, para se të procedojmë me publikimin e rezultateve pas procesit të rinumërimit”, ka thënë Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat