Daçiq: Me fushatën e tërheqjes së njohjeve s` po punojmë kundër Kosovës

Aktuale

Daçiq: Me fushatën e tërheqjes së njohjeve s` po punojmë kundër Kosovës

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 11:39

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq thotë se Serbia nuk po bën fushatë kundër tërheqjes së njohjeve të Kosovës por dëshiron ta detyrojë Prishtinën të bëjë kompromis.

“Ata nuk do të bëjnë kompromise, thonë se na kanë njohur 116 vende. Tani, le të shohim se sa e kanë njohur atë? Ne po i detyrojmë ata të bëjnë ndonjë kompromis”, tha Daçiq për mediat serbe.

Mediat në Serbi raportuan të premten se shteti i radhës që ka tërhequr njohjen e Kosovës është Republika Nauru, kësisoj duke u bërë vendi i 17-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat