Figura e Albin Kurtit paraqitet karshi Ibrahim Rugovës në suvenire në Pejë

Aktuale

Figura e Albin Kurtit paraqitet karshi Ibrahim Rugovës në suvenire në Pejë

Nga: A.J Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 12:19
Ibrahim Rugova dhe Albin Kurti

Në qytetin e Pejës së fundmi kanë dalë në shitje suvenirë me figurën e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Pasi doli si më i votuari nga zgjedhjet e gjashtë tetorit, simpatia e qytetarëve ndaj liderit të Vetëvendosje, Albin Kurtit si duket nuk ka të ndalur.

Për kryeministrin e ardhshëm në qytetin e Pejës kanë zgjedhur që të bëjnë edhe suvenirë me figurën e tij, derisa të njëjtat po shiten krahas figurës së Nënë Terezës e ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat