Izetbegoviq: S`ka asgjë serbe në Bosnjë pos emrit të Republikës Serbe

Aktuale

Izetbegoviq: S`ka asgjë serbe në Bosnjë pos emrit të Republikës Serbe

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 13:31
Bakir Izetbegoviq

Bakir Izetbegoviq, presidenti i Partisë për Veprim Demokratik, tha sot në Ditën e Shtetësisë së Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila festohet vetëm në Federatën e BiH, se “çdo pëllëmbë e këtij shteti është e përbashkët ” dhe se “asgjë nuk është serbe përveç emrit të Republikës Serbe”.

Kësisoj ai ka komentuar deklaratën e djeshme të anëtarit të presidencës shtetërore Milorad Dodik, i cili tha se”boshnjakët duhet të dinë se Bosnja dhe Hercegovina nuk është e tyre dhe Repulbika Serbe është ekskluzivisht e jona”, raportojnë mediat boshnjake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat