Burjani: Hashim Thaçi të jep dorëheqje, por jo të zgjidhet president nga koalicioni LDK dhe VV

Aktuale

Burjani: Hashim Thaçi të jep dorëheqje, por jo të zgjidhet president nga koalicioni LDK dhe VV

Nga:  D.B Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 15:02
Hashim Thaçi

Kreu i Vetëvendosjes dhe njëkohësisht kandidati për kryeministër nga radhët e saj, Albin Kurti, ditë më parë ka thënë se presidenti i vendit Hashim Thaçi duhet të japë dorëheqje ose ndryshe do të shkarkohet. E gjithë kjo vjen pasi populli nuk do ta jap Mitrovicën për Bashkim Kombëtar. Kurti mes tjerash ka thënë se rënia e dëshirës për bashkim vjen nga ideja e shkëmbimit të territoreve, po njerëzit nuk duan të japin Mitrovicën për bashkim kombëtar.

Në Kosovë ka shumë politikanë që flasin për shkëmbim duke hequr dorë nga veriu, e në Serbi nuk ka asnjë politikan që flet për falje territori', ka thënë mes tjerash Kurti. Por në lidhje më këtë ka reaguar njohësi i çështjeve juridike e politike Blerim Burjani i cili në një prononcim për për gazetën “ Bota sot” ka thënë se duhet të ndryshohet praktika e zgjedhjes së presidentit nga partitë, pasi presidenti është figurë jo partiak me kushtetutë, andaj nuk duhet të këtë kusuritje me këto poste në mes koalicioneve politike.

Image
Blerim Burjani

Sipas tij, mirë është që Hashim Thaçi të jep dorëheqje, por jo të zgjidhet presidenti nga koalicioni LDK dhe VV, pasi ky post duhet ti kthehet popullit të zgjidhët i pavarur nga Kuvendi “LDK dhe VV duhet të ndryshojnë qeverisje të deritashme nepotiste dhe partiake, partia nuk duhet të jetë mbi kushtetutën e vendit.

Ka shumë arsye përse duhet një president i pavarur. Arsyeja e parë është uniteti, sepse faktorët janë bashkërendim adekuat i politikave me qeverinë, pa ndërhyjë në të ose në kuvend. Deri më tash kishte praktika të gabuara ato natyrisht ishin partiake. Ideja ishte të mos lihet vetëm dhe në mënyrë të pavarur të funksionojnë pushtetet shtetërore”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike e politike Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat